E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Është dramë e madhe, shteti merr kryesinë e OSBE-së dhe i shpall luftë medias
Publik News

Basha: Është dramë e madhe, shteti merr kryesinë e OSBE-së dhe i shpall luftë medias

PD  organizon sot tryezën për lirinë e medias për të kundërshtuar ligjin e paketës anti-shpifje të propozuar nga qeveria. Basha gjatë fjalës së tij u shpreh se paketa anti-shpifje është vijë e kuqe për Partinë Demokratike dhe do të bëjë çmos që ta zhbëjë sapo të vijë në pushtet.

Më tej kreu i demokratëve tha se Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së në një kohë kur i ka shpallur “luftë” medias dhe po sillet me një sjellje rrugaçërore dhe kriminale, kundër lirisë së medias.

“Opozita jo vetëm nuk do ta njohë, por sapo të ketë mundësinë e qeverisjes do ta zhbëjë këtë ligj. Në bashkërendim me ju, me shoqatat do bëjë të pamundurën për të pezulluar çdo masë arbitrare. Kjo që po ndodh është dramatike. Kjo është një vijë e kuqe e papranueshme për ne, Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar. Kjo është një lufte e shpallur kundër lirisë se medias. Qeveria po propozon një ligj për te instaluar censurën.

Është një dramë e madhe kjo që nisur të shapaloset dhe ka për qëllim asgjësimin e shtyllave të lirisë. Shteti nis kryesine e OSBE me një sjellje rrugaçërore dhe kriminale, kundër lirisë së medias.Mirënjohje për institucionet ndërkombëtare qe i janë përgjigjur shqetësimit tuaj si gazetare dhe thirrje për te gjithë për tu bashkuar ne këtë kauze qe është e medias dhe gazetareve dhe medias por mbi e gjitha e qytetareve. Këtu nuk na bashkon simpatia, dëshira për të mbrojtur gazetarët, por interesi publik”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.