Dy të vrarë në Patos, zbulohet shkaku: Një nga viktimat, ishte …
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja që ndodhi mesditën e sotme në një poliklinikë në Patos të Fierit, ku mbetën të vrarë dy persona.
Siç raportohet nga Fieri, njëri prej viktimave kishte të dashur motrën e gardianit, Martin Skendaj dhe për këtë arsye ka nisur edhe sherri.
Siç duket, ai nuk ka patur dijeni për këtë lidhje të motrës, megjithatë mbetet të shihet derisa të zbardhet e plotë ngjarja. Martin Skendaj ndodhej në ambientet poliklinikës kur filloi konflikti.
Ai qëlloi me armë Elis Kapajn, 22 vjeç dhe Manol Rrapajn, 26 vjeç, duke i lënë të dy të vdekur. Më pas ai u arrestua nga forcat e policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



