Zbulohet fotografia e autorit të krimit në Paskuqan, ja çfarë thotë Policia
Policia ka dhënë detajet e para për kapjen disa orë pasi masakroi dhe la të vdekur kunatën në banesën e saj në Paskuqan:
“Kapet në kohë rekord autori i vrasjes së shtetases E. Ç., ndodhur në Paskuqan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku., i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja.
Falë angazhimit maksimal dhe informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë.
Shtetasi ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



