Delinda i përgjigjet Irgenit pasi ai e akuzoi për kopje
Irgeni tregoi hapur mendimin e tij duke përdorur një shprehje që i tregon të gjitha: “Kopja nuk mund të jetë asnjëherë më e mirë se originali”.
Ai shtoi se idenë e “Çiftit të lumtur” e ka dhënë ai së bashku me Florin, kështu që, Delinda Disha dhe Olsi Bylyku i bie që e ka kopjuar nga ata.
![]()
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar së fundmi edhe Delinda në Instastory dhe duket se e hodhi një kunjë.
“Unë jam origjinale. Ti je origjinal. Po kopja kush është? Respekte. Rikthehem në shkurt në ‘Klanifornia’ origjinale dhe më e suksesshme se nata e Vitit të Ri.”, shkruan aktorja.
![]()
Kujtojmë se Dalinda u largua nga “Portokalli” drejt “Klanifornia”, sezonin e kaluar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



