Gjykata liroi të dënuarin me 25 vite burg
Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në “Arrest shtëpie” me mbikqyrje 24 orë Ergys Kolaverin. Masa e sigurisë është ndryshuar për shkak se ka kaluar afati 9 mujor për fillimin e shqyrtimit të procesit. Sipas vendimit të dhënë nga treshja e Apelit, Kolaveri do të mbikqyret me kamera dhe policë 24 orë.
Apeli rrezoi me heret denimin me 25 vite burg per Ergys Kolaverin, i akuzuar për atentatin me snapjer në burgun e Vaqarrit të mbetur në tentativë. Ai ishte denuar nga ish Gjykata e Krimeve te Renda. Pas shkrirjes së Apelit të Krimeve te Renda, u shpall moskompetenca dhe çështja kaloi për shqyrtim në Apelin e Tiranës. “Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Dërgimin e çështjes penale nr. 9/102 regjistrimi, datë 04 tetor 2018, që i përket të pandehurve Ergys Kolaveri, i akuzuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 78/a dhe 22, 88/1, 278 paragrafi i parë dhe 279 paragrafi i dytë të Kodit Penal, si edhe ndaj të pandehurit Enea Ceka, i akuzuar për veprën penale të parashikuar nga neni 300 të Kodit Penal, Gjykatës së Apelit Tiranë, si gjykatë kompetente.
U shpall në Tiranë më datë 23.12.2019”, shkruhet në dispozitivin e Gjykatës së Posacme të Apelit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



