E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja te Astiri, zbardhet dëshmia e dy vajzave që ishin me viktimën
Publik News

Vrasja te Astiri, zbardhet dëshmia e dy vajzave që ishin me viktimën

Menjëherë pas vrasjes që tronditi zonën e Astirit një natë më parë, janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje edhe dy vajzat, me të cilat ndodhej në lokal viktima, Vilson Tafçiu, në kohën kur u thirr për të dalë jashtë.

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së lokalit, por edhe të disa bizneseve përreth vendit të ngjarjes, në mënyrë që të bëhet i mundur identifikimi i autorëve.

Deri tani ende nuk dihet se sa persona kanë marrë pjesë në krim, pasi nga dëshmitarët që ndodheshin brenda në lokal, është parë vetëm një i dyshuar.

Por nuk përjashtohet mundësia që jashtë mund të kenë qenë edhe persona të tjerë.

NGJARJA 

Rreth orës 20:45, Vilson Tafçiu ka qenë duke pirë kafe me dy vajza në një prej lokaleve më të frekuentuara në zonën e “Astirit”, në Unazën e Re, në Tiranë. Në atë kohë, brenda lokalit është futur një person, i cili është drejtuar te tavolina dhe i ka kërkuar 28-vjeçarit që të dilte për pak sekonda jashtë me të, pasi do të sqaronte diçka.

Të paktën, siç kanë deklaruar dy vajzat që e kanë parë personin e dyshuar, nga mënyra se si kanë komunikuar dy të rinjtë, dukej që kishte një njohje të mëparshme mes tyre. Tafçiu është ngritur nga tavolina dhe ka dalë jashtë bashkë me personin që e kërkoi.

Të dy kanë kaluar në anë të lokalit, pranë një rrugice dhe brenda pak sekondash, ai është qëlluar me armë zjarri. Askush nuk ka qenë në gjendje mbrëmjen e djeshme që të tregojë se cilin drejtim kanë marrë autorët, pasi ndodhi vrasja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.