Shpallet i pafajshëm ish-deputeti i PS
Çuko u hetua fillimisht nga krimet e Rënda si pjesë e dosjes ‘399’ i dyshuar për korrupsion në kohën që mbante postin e drejtorit të burgjeve për transferimin e një të burgosuri.
Më pas gjykata e nxori nga qelia duke e lënë në ‘arrest në shtëpi’.
Gjatë seancës paraprake ka rënë dhe akuza e korrupsionit, duke bërë që Arben Çuko të marrë pafajësinë.
Pasi ka rënë akuza e korrupsionit, Arben Çuko hetohej vetëm për moskallëzim krimi dhe gjykata e pushoi me argumentin se vepra penale nuk ekziston.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



