E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkencëtarët në garë për zhvillimin e vaksinës së koronavirusit
Publik News

Shkencëtarët në garë për zhvillimin e vaksinës së koronavirusit

Vetëm në pesë vitet e kaluara, bota është përballur me shpërthime si Ebola, Zika, një tjetër koronavirus i quajtur Mers (Sindromi i frymëmarrjes në Lindjen e Mesme) dhe tani virusi thjesht i njohur si “2019-nCoV”.

Tashmë janë infektuar mijëra njerëz dhe janë vrarë më shumë se 100 të tjerë.

Por ndryshe nga shumë shpërthime të mëparshme, ku vaksinat për të mbrojtur njerëzit ishin zhvilluar vite më parë, hulumtimi për një vaksinë për të ndihmuar në frenimin e këtij shpërthimi filloi brenda disa orësh pas identifikimit të virusit.

Zyrtarët kinezë lëshuan kodin e saj gjenetik shumë shpejt. Këto informacione ndihmojnë shkencëtarët të përcaktojnë se nga ka ardhur virusi, si mund të ndalohet dhe si të mbrohen njerëzit kundër tij.

Qeveritë në mbarë botën janë angazhuar për të financuar kërkime mbi sëmundjen në zhvillim.

Në laboratorin e Inovio në San Diego, shkencëtarët po përdorin një lloj relativisht të ri të teknologjisë së ADN-së për të zhvilluar një vaksinë të mundshme.

“INO-4800” pritet që të eksperimentohet tek njerëzit deri në fillim të verës.

“Pasi Kina siguroi sekuencën e ADN-së së këtij virusi, ne ishim në gjendje ta vendosnim atë përmes teknologjisë kompjuterike të laboratorit tonë dhe të hartonim një vaksinë brenda tre orëve,”- tha shkencëtarja Kate Broderick.

Inovio thotë se nëse eksperimentet fillestare do kenë sukses atëherë do fillojë të përhapet në mënyrë që të aplikohet tek të gjithë të prekurit deri në fund të vitit.

Është e pamundur të parashikohet nëse ky shpërthim i koronavirusit të ketë mbaruar deri atëherë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.