E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lezhë/Lojëra fati në lokal në pranga pronari
Publik News

Lezhë/Lojëra fati në lokal në pranga pronari

Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi ushtronte aktiviteti të paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Policia bën të ditur se u sekuestruan 20 pajisje që përdoreshin për ushtrimin e këtij aktiviteti dhe një sasi e konsiderueshme lekësh.

E.P.,37 vjeç, banues në Lezhë u arrestua në flagrancë, si edhe u bë shpallja në kërkim policor për shtetasin A.N., 37 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin. Nga informacione të siguruara në rrugë policore si dhe në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin, gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë ushtruan në Ishull, Shengjin, në ambjentet e lokalit në përdorim të shtetasit E.P., u gjetën 20 kompjutera të markave të ndryshme ,në gjendje punë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë Parë veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Policia e Shtetit falenderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin dhe fton të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Digital, numrin 112 apo çdo adresë tjetër zyrtare të Policisë, duke iu garantuar anonimatin, reagimin e shpejtë e profesional.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.