Shpërthen bombola e gazit, zjarr në katin e pestë të një pallati
Një 70-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Shkodër, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një apartament.
Mësohet se zjarri ka rënë në katin e 5 të një pallati në unazën e qytetit të Shkodrës, ndërsa i moshuari ka humbu jetën si pasojë e flakëve dhe asfiksisë nga tymi.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe i menjëhershëm, duke bërë që i moshuari të mos mbijetojë dot.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, ndërsa flakët vijojnë të “përpijnë” apartamentin. Banorët e pallatit janë evakuuar, ndersa trupi i të moshuarit është dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodrës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



