Conte ka rezerva për lojën e Interit: Nuk më pëlqeu se si u tërhoqëm në fund
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte me tri pikët e marra mban ritmin e Juventusit dhe Lazios, teksa për momentin ndodhet në vend të dytë.
Të dy golat e fitores i shënoi Lukaku, teksa tekniku i zikaltërve u shpreh: “Është normale të hasësh vështirësi këtu në Udine, ku arrijnë të mbyllen shumë mirë në mbrojtje për t’u nisur më pas në kundërsulm. Afrimi i më shumë cilësive në skuadër shërben pikërisht për të zhbllokuar këto situata. Fitorja ishte e merituar, edhe pse e ndërlikuar. Nuk më pëlqeu vetëm se si u tërhoqëm në fund.
Lukaku ka cilësi të rëndësishme. Ai nuk zhvilloi ndeshjen e tij më të mirë, pavarësisht faktit që realizoi dopjetë. Megjithatë, për ne është vendimtar dhe jam i lumtur që këmbëngula që të transferohej”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



