Anti-KÇK të nisë me pasurinë e Edmond Begos,mikut të Ballës
“Edi Rama të nisë zbatimin e ligjit anti-KÇK me pasurinë e mikut të Taulant Ballës, trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego, që ka marrë në mënyrë të paligjshme mbi 14 milionë euro tendera publikë”. Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili e konsideron si propogandë operacionin e paralajmëruar nga Kryeministri Rama.
“Asgjë nuk ka për të bërë përtej propagandës, sepse pushteti i Edi Ramës varet nga krimi i organizuar, nga trafikantët e dënuar për trafik ndërkombëtar droge, nga vrasësit dhe kriminelët më të rrezikshëm të vendit, që blejnë dhe sigurojnë vota për pushtetin e tij.
Në qeverinë e Edi Ramës krimi u bë pjesë e politikës. Kriminelët u bënë deputetë, u bënë kryebashkiakë. Në rastet kur ata nuk hynë në politikë drejtpërsëdrejti, kriminelët krijuan lidhjet me pushtetin e Edi Ramës dhe u bënë biznesmenë të fuqishëm, duke marrë fonde publike nga tenderat korruptive të qeverisë së tij”, tha Alibeaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



