Gjykata po përgatit lirimin e të ‘tmerrshmit të Beratit’
Ne vitin 2001 Aleksander Kuqo u denua me 21 vite burg nga gjykata Fier, pasi u arrestua ne Shqiperi per llogari te drejtesise italiane.
Mbi Aleksandër Kuqon rëndojnë dhjetëra akuza nga drejtësia italiane, e cila në vitin 1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm për akuzat e “vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, “armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim”. Vendimi i Gjykatës së Fierit, që e konvertoi vendimi italian në 21 vjet heqje lirie, në atë kohë u përfol dhe u konsiderua si një skandal i drejtësisë shqiptare. Aleksandër Kuqo u riarrestua më datën 6 maj të vitit 2006, nga Policia e Beratit për llogari të Prokurorisë së Fierit. Në urdhër përcaktohej prangosja e Kuqos “për ekzekutimin e vendimit penal nr.13, datë 22 janar 2003, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për caktimin e masës mjekësore ndaj Aleksandër Kuqos”.
Diten e djeshme date 4 shkurt 2020 ne seancen e zhvilluar ne gjykaten Fier ,gjykata relaton duke qene se nga ana e eksperteve eshte rekomanduar masa mjekesore mjekim i detyruar ambulator , ne kujdes te nje familjari , dhe eshte e nevojshme marrje e mendimit dhe pelqimit konforme ne baze te nenit 46 te nje familjari ne lidhje me faktin nese gjykata do te vendose nese do te marre shoqerimin dhe kujdesin e shtetasit Aleksander Kuqo prane mjekut familjare.
Avokati Zenun Hadermataj ka kerkuar ne seancen e djeshkem se paraprakisht duhet se vendoset nje njeri i afert qe eshte bashkeshortja e tij Ledja Kuqo dhe per kete marrim persiper njoftimin e saj.
Gjykata vendosi te nderprese shqyrtimin gjyqesor me qellim paraqitjen e shtetases Ledia Kuqo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



