E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Europa në alarm/ Austria ndalon trenat që vijnë nga Italia
Lajme

Europa në alarm/ Austria ndalon trenat që vijnë nga Italia

Pezullohet linja hekurudhore Itali-Austri. Vendimi është marrë nga autoritetet në Vjenë pasi një tren I Eurocity I nisur nga Venecia për në Mynih u ndalua në Brennero pasi në bordin e tij gjendeshin dy persona që dyshohet se ishin të prekur nga Koronavirus, shkruan “La Repubblica”, përcjell Syri.net.

Edhe ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, në një intervistë për “Le Parisien” ka kërkuar “kujdes për situatën në Itali”. Dhe ka paralajmëruar raste të prekurish edhe në Francë.

Për të parandaluar virusin vdekjeprurës, Franca po shton laboratorët të pajisur me teste diagnostikuese për të qenë në gjendje të kryejnë disa mijëra analiza në ditë dhe në të gjithë territorin, krahasuar me 400 që bëhen sot.

Deri tani, në Itali janë regjistruar mbi 150 raste me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në tre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.