E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Uashingtoni: Po koordinohemi për zgjidhje në Ballkan
Publik News

Uashingtoni: Po koordinohemi për zgjidhje në Ballkan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar me ngulm arritjen e një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,  pasi një gjë e tillë do të vendoste paqen afatgjate në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Një mesazh të fortë se po koordinohen për të gjetur zgjidhje në Ballkan e ka dhënë ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, raporton gazeta Express.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet bashkë me zv.ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Filip Riker, dhe me Përfaqësuesin Special Presidencial të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke paralajmëruar se po koordinohen për të shfrytëzuar fuqinë e SHBA-së për të arritur zgjidhje në Ballkan.

“Në Uashington, duke koordinuar veprimet për forcimin e miqësive dhe aleancave, për të shfrytëzuar fuqinë e SHBA-së për të arritur zgjidhje në Ballkan”, ka shkruar ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, duke i etiketuar Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë dhe atë në Beograd.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.