E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetëvritet Fatmir Koleci
Publik News

Vetëvritet Fatmir Koleci

Dy ditë pas vrasjes së ish-bashkëshortes dhe vëllait të saj, bëhet me dije se autori i krimit makabër Fatmir Koleci ka vrarë veten.

Nga burimet e para bëhet me dije se Koleci është vrarë në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës

Forcat të shumta policie shkuan në vendngjarje.

Koleci ishte dënuar më parë për dhunë në familje, dhe kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu, kur shkoi në shtëpinë e ish-gruas për të marrë fëmijët.

Në debat e sipër, ai ka qëlluar me armë ish-kunatin, Vledison Filopati, dhe më pas ish-gruan Esmeralda Filopatin, nënë e tre vajzave.

Pas krimit të dyfishtë, ai është larguar ndërsa forcat e RENEA-s kishin informacione sot se ai ndodhej në shtëpinë e tij në Zejmen të Lezhës.

I rrethuar nga policia, mësohet se 47-vjeçari ka vrarë veten. Koleci e kishte tentuar edhe më parë vetëvrasjen, kur ishte në burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.