Arrestohet në orët e para të mëngjesit botuesi Henri Çili
Sot në orët e para të mëngjesit botuesi Henri Çili është arrestuar mga blutë e kryeqytetit.
Publik .live mëson se pronari i UET është vënë në pranga nga forcat e policisë gjatë mesnatës.
Aksioni ka nisur dje në mbrëmje dhe botuesi është ndaluar sot nga oficerët e policisë Tiranë.
Henri Çili fillimisht është mbajtur një orë në drejtorinë e Tiranes dhe pastaj në Drejtorinë e Përgjithshme. Arrestimi i tij nuk është bërë për llogari të Tiranës, pasi hetimet po kryehen për llogari të një qyteti tjetër, që nuk bëhet ende me dije.
Ende nuk janë zbuluar të dhëna të tjera lidhur me arsyen e arrestimit të Çilit, por Publik.al mëson se në minutat në vazhdim policia e shtetit do të dalë në një deklaratë për shtyp për të dhënë detaje rreth kësaj ngjarje që ka tronditur opinionin.
Pas arrestimit të Çilit është rrethuar EUT, ku kanë vijuar kontrollet gjatë mesnatës.
Henri Çili është pronar i UET, njëherazi themelues i botimeve “Mapo”, medie të cilën e ka themeluar në korrik të vitit 2010, por që e ka shitur disa muaj më parë.
Arrestimi i tij është bërë për llogari të Gjykatës së Gjirokastrës. Ndërsa dyshohet se urdhër-arresti është lëshuar për shkak të një kallëzimi për ndërhyrje tek një gjyqtar për lirimin e një të burgosuri, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Urdhër-arrestet për ndalimin e tyre janë lëshuar nga Prokuroria e Gjirokastrës, pasi akuzohen se ndikuan tek gjyqtarët për të liruar nga burgut bandën e Lazaratit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Çili ka korruptuar një gjyqtar (identiteti i të cili ende nuk dihet )për të nxjerrë nga burgu bandën e Lazaratit. Të 7 të arrestuarit akuzohen për korrupsion pasiv dhe aktiv në fushën e drejtësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



