E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta: Bullgaria streha e shumë patriotëve tanë, në luftën…
Publik News

Meta: Bullgaria streha e shumë patriotëve tanë, në luftën…

Presidenti Ilir Meta ka publikuar foto nga takimi miqësor që zhvilloi ditën e djeshme me homologun bullgar, Rumen Radev, me të cilin shihet duke ngritur një dolli, për “miqësinë e dy popujve”.

“Bullgaria ishte streha e sigurt e shumë patriotëve tanë gjatë Rilindjes Kombëtare në luftën për përhapjen e gjuhës shqipe dhe arritjen e Pavarësisë”, ka thënë Meta në postimin që ka bërë sot në rrjetin social ‘facebook’.

Sakaq më tej Meta thekson se e ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-bullgare duket plot shkëlqim e mirëbesim. “I lumtur të ngrija një dolli me Presidentin Radev për miqësinë e fortë të dy popujve tanë! Bullgaria ishte streha e sigurt e shumë patriotëve tanë gjatë Rilindjes Kombëtare në luftën për përhapjen e gjuhës shqipe dhe arritjen e Pavarësisë.

Në Sofje, Shahin Kolonja, Kristo Luarasi, Mithat Frashëri etj, në shtypshkronjën “Mbrothësia” botuan abetare pafund dhe gazetën “Drita” për t’i shpërndarë kudo në Atdhe me qëllim lartësimin e ndjenjave kombëtare dhe mobilizimin për kryengritjet finale që do sillnin Pavarësinë tonë në 28 nëntor 1912. Edhe e ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-bullgare duket plot shkëlqim e mirëbesim”, shkruan presidenti.

77376188_2849015238478064_2709748128935837696_o.jpg

88964949_2849015318478056_4016698886037962752_o.jpg

88429775_2849015168478071_1853854356223295488_o.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.