Albin Kurti në konferencë urgjente për koronavirusin
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pritet të dalë në një konferencë urgjente për media së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në orën 17:30.
Konferenca do të mbahet në lidhje me koronavirusin. Deri tani Kosova nuk ka konfirmuar asnjë rast me koronavirus, ndonëse qeveria ka vendosur të marrë masa mbrojtëse.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën për media lidhur me Koronavirusin Covid-19, e cila do të mbahet sot më 13 mars 2020 nga ora 17:30 në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në këtë konferencë, mediave do t’u drejtohen Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitiasi dhe përfaqëues të tjerë të institucioneve shëndetësore të Kosovës.”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



