E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Macron shtyn zgjedhjet lokale: Nesër mbyllet zona Shengen
Publik News

Macron shtyn zgjedhjet lokale: Nesër mbyllet zona Shengen

Franca ka prezantuar sot masa të reja shtrënguese kundër përhapjes së koronavirusit, duke limituar edhe lëvizjen e këmbësorëve.

Presidenti francez Emmanuel Macron thënë në një konferencë për media se nga dita e nesërme në mesditë dhe për 15 ditë me rradhë do të ketë kufizime në lëvizjen e këmbësorëve, çka do të thotë se do të ndalohen takimet, shëtitjet në parqe dhe kontaktet me persona të tjerë do të limitohen në maksimum.

Macron gjithashtu njoftoi anulimin e zgjedhjeve komunale si dhe shtyrjen e planit të tij kontravers për reformën e pensioneve.

Presidenti francez tha se nga dita e nesërme dhe për 30 ditë në vijim do të mbyllen kufijtë e zonës Shengen. Asnjë udhëtim mes vendeve të BE-së nuk do të lejohet, vetëm në raste të veçana për persona të autoriziuar si mjekë, shkencëtarë të përfshirë në betejën kundër Covid-19.

Ndërsa ata europianë që duan të kthehen në vendet e tyre duhet të kontaktojnë me ambasadat/konsullatat përkatëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.