E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjekja Najada ÇOMO: Janë shtuar rastet, qëndroni në shtëpi
Publik News

Mjekja Najada ÇOMO: Janë shtuar rastet, qëndroni në shtëpi

Profesore Najada Como, e veshur me maskë nga koka te këmbët, brenda ambienteve të repartit infektiv në QSUT në Tiranë ka thënë para pak minutash se numri i rasteve të të prekurve është në rritje. Ndaj shprehet mjekja e infektivit, për të ndihmuar gjithë mjekët e këtij spitalit, qytetarët duhet të dëgjojnë udhëzimet dhe të qëndrojnë në shtëpi, raporton newsbomb.al.

Mesazhi i profesore Najada Çomos:

Ju përshëndes nga shërbimi i QSUT në cilësinë e shefes së Shërbimit, dua t’ju jap një informacion të shkurtër lidhur me situatën në shërbimin infektiv.

Natyrisht që lufta është hapur, ne kemi shtim të numrit të pacientëve në shërbimin infektiv. Një pjesë e tyre janë në gjendje të mesme, ndërsa tre prej tyre janë në repartin e terapisë intensive, që do të thotë janë duke marrë ndihmën e duhur nga ana mjeksore.

Ajo që unë dua të siguroj qytetarët e Shqipërisë është se ne jemi një staf I mirëtrajnuar me mjekë, infermierë, kryeinfermierë, sanitarë, laburantë, imazheristë e shumë të tjerë që janë në skalionin e parë të betejës.

Ju të keni besim tek ne, dhe ne do bëjmë punën tonë në maksimum. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj lidhur me qëndrimin tuaj në shtëpi sepse kjo do të jetë një fitore e madhe për ne sepse ulet rreziku I infeksionit tek personat e tjerë.

Nuk është sakrificë e madhe të qëndrosh në shtëpi, sakrificë e madhe është të përballesh me sëmundjen. Uroj dhe besoj që bashkëqytetarët do na mirëkuptojnë duke na mirëbesuar dhe duke mos frekuentuar ambiente publike , familje të sëmura, familjarë të sëmurë apo të shmangin qëndrime që rrezikojnë për të infektuar persona të tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.