E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërron jetë në moshën 50-vjeçare nje tjetër shqiptar nga koronavirusi
Lajme

Ndërron jetë në moshën 50-vjeçare nje tjetër shqiptar nga koronavirusi

Një tjetër shqiptar ka ndërrruar jetë nga koronavirusi. Ka qenë gazetari Ylli Dylgjeri që ka dhënë lajmin e hidhur, duke konfirmuar se është ndarë nga jeta miku i tij Fatos Hasa, në moshën 50-vjeçare.

Dylegjeri bën të ditur se Hasa ishte shtruar në një spital në Selanik në Greqi, ndërkohë që shton se lajmin e hidhur ja dhanë të afërmit e familjes.

Postimi i plotë

Miq,
Sot ne oren 7.10 me ra zilja e telefonit…lajmi që
më erdhi nga përtej më piklloi pa masë…
Më telefononte një djalë i vogël :
Xhaxhi Ylli, xhaxhi Ylli, me vdiq babi!
E pabesueshme! Kishte vdekur Fatos Hasa!
Bashkëpuntori dhe shoferi im në gazetë e në Ministrinë e Brendshme. Po miq. S’dua ta besoj! Vdiq nga Koronavirusi.
Dhimbje e madhe per familjen e të afermit.
Ngushëllime gruas e familjes.
Ta kujtojme Fatosin e mire.
I paharruar kujtimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.