E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agjencia e Barnave: Spitalet private në Shqipëri,  janë të pacertifikuar për të bërë analizat mbi Covid-19
Publik News

Agjencia e Barnave: Spitalet private në Shqipëri, janë të pacertifikuar për të bërë analizat mbi Covid-19

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore njofton se spitalet private janë të pacertifikuara për analizat e Covid-19.

Përmes një njoftimi zyrtar, Agjencia e Barnave sqaron se i vetmi vend ku mund të bëhen analizat, janë Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas Agjencisë së Barnave, analizat e kryera në spitalet private nuk i njeh këto analiza.

Njoftimi i plotë:

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 89/2014 “Për Pajisjet Mjekësore”; VKM Nr.89 datë 09.03.2016 “Për Kërkesat Thelbësore, Markimin CE dhe Vlerësimin e Konformitetit të Pajisje Mjekësore Diagnostikuese In Vitro” si dhe në Urdhrin Nr. 734 datë 18.10.2018 “Për disa ndryshime në Urdhërin nr. 360 datë 22.08.2016 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “Mbi Procedurat dhe Rregullat për Regjistrimin e Pajisjeve Mjekësore Ndryshimet dhe Anulimin e Regjistrimit të tyre, Dokumentacionin e Nevojshëm dhe Kostot Përkatëse” i ndryshuar me Urdhër Nr. 734 datë 18.10.2018, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri më tani nuk ka lëshuar asnjë Certifikatë regjistrimi për Reagentët In Vitro për subjektet private, për diagnostikimin e COVID-19.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.