3 raste të reja të dyshuara me Covid-19 raportohen nga Elbasani
3 raste të reja të dyshuara me Covid-19 raportohen nga Elbasani dhe bëhet fjalë për një 52 vjeçare dhe dy vajzat e saj.
52 vjeçarja është nisur mbrëmjen e djeshme drejt spitalit Infektiv në Tiranë pasi ka pasur komplikacione.
Rastet u raportuan mbrëmë dhe mësohet se gruaja 52 vjeçarja është punonjëse e një banke të nivelit të dytë.
Ndërsa 2 vajzat e saj janë 22 dhe 25 vjeç të cilat po ashtu dyshohet se janë infektuar me koronavirus, megjithëse duhet të presim që të dalin përgjigjet e testit.
Nga ana tjetër mësohet se sot ka filluar dezinfektimi i zonës, pallatit dhe ambienteve të brendshme ku jetojnë 3 rastet e dyshuara me Covid-19.
Paraprakisht dyshohet se nëna me 2 vajzat janë infektuar nga kontakti që kanë patur me një 62 vjeçare.
Kujtojmë se deri më tani në vednin tonë janë raportuar 259 të infektuar, prej tyre 16 raste të reja vetëm në 24 orë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



