E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau teknikun e  kondicionerit, lihet i lirë
Publik News

Vrau teknikun e kondicionerit, lihet i lirë

Lirohet nga burgu Albano Kusi, vëllai i Griseldo Kusit, të dy të përfshirë në vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çela në gusht të 2019-ës.

Albani Kusi ka lënë qelinë për shkak të situatës së krijuar nga Covid 19.

Albano Kusi akuzohej për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” por tanimë do të jetë në “arrest shtëpie” ndërsa vëllai i tij Griseldo Kusi vazhdon të jetë në qeli.

Kujtojmë që disa ditë më parë, 600 të burgosur kanë përfituar nga akti normativ i nxjerrë nga qeveria për t’u karantinuar në shtëpi, por nëse konstatohen në shkelje të rregullave kundër Covid-19 do t’u shtohet dënimi.

VRASJA e Indrit Çelës në 22 gusht të 2019-ës.

26-vjeçari nga Mallakastra punonte si teknik kondicionerësh në Tiranë. Ai kishte shkuar te biznesi i Bujar Kusit, babait të dy vëllezërve Albano dhe Griseldo, për instalimin e rrjetit të kondicionimit. Por pas një konflikti banal për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionerit, Griseldo Kusi e qëlloi Çelajn me plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen. Së bashku me vëllain, Albanon dhe dy shokë, ata u munduan të fshehin dhe manipulojnë ngjarjen e rëndë.

dfghe45thj45j5j5j.jpg

Vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.