E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OSHEE ul pagat e punonjësve nga 10% deri në 30%
Publik News

OSHEE ul pagat e punonjësve nga 10% deri në 30%

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në këtë periudhë pandemie ka vendosur të ulë pagat e punonjësve, për shkak të vështirësive financiare të shkaktuara nga covid-19.

Këshilli Mbikqyrës i OSHEE duke vlerësuar kushtet e krijuara, ku angazhimi i punonjësve është reduktuar ndjeshëm brenda fashës orare më pak se koha normale e punës (08.00 – 12.30), si dhe duke u gjendur në kushtet e një vështirësie financiare të dukshme në nivel të reduktuar të arkëtimeve, ka vendosur reduktimin e pjesshëm të pagave të punonjësve.

Në vendimin për reduktimin e pagës përfshihen: punonjësit e OSHEE, punonjësit e Furnizuesit të Tregut të Lirë (FTL), punonjësit e Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) dhe punonjësit e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH).

Reduktimi i pagës është bërë i shkallëzuar, nga 10% deri në 30%,  sipas tabelës së mëposhtme:

Screenshot_4.jpg

Screenshot_3_copy.jpg

Screenshot_5.jpg

Screenshot_6_copy.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.