E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shuhet nga COVID,  në moshën 75 vjeçare performuesi legjendar
Publik News

Shuhet nga COVID, në moshën 75 vjeçare performuesi legjendar

Roy Horn, magjistari dhe performuesi amerikan, anëtari i dyshes “Siegfried and Roy”, që për më shumë se 36 vite performoi në Las Vegas, ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare, pasi ishte infektuar nga koronavirusi.

Horn dhe kolegu i tij Siegfried Fischbacher ishin të njohur për përfshirjen e tigrave të bardhë në shfaqjet e tyre, që e bënte publikun të ishte më kurioz për atë që do të ndodhte.

Roy Horn filloi të punonte në Las Vegas që në vitin 1967 deri në 1990, ndërsa më pas për rreth 14 vite u zhvendos me kolegun e tij në një skenë tjetër në Hotel Mirage.

Në vitin 2003 Roy Horn u sulmua nga një tigër i bardhë gjatë një presj shfaqjeve, dhe kjo e detyroi të tërhiqej nga skena.

“Sot, bota ka humbur një nga më të mëdhenjtë e magjisë, por unë kam humbur mikun tim më të mirë,” tha Z. Fischbacher në një deklaratë. “Që nga momenti kur u takuam, unë e dija se Roy dhe unë, së bashku, do ta ndryshonim botën”, shtoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.