Deputeti Lefter Maliqi bën thirrje për protestë nga Kuvendi: Duhet të ngrihemi, ndryshe Shqipërinë e merr lumi…
Deputeti Lefter Maliqi ka hedhur akuza të rënda kundrejt kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit.
Maliqi ndërsa ka komentuar deklaratën e Ramës për legalizimin e kanabisit, ai ka ftuar qytetarët të ngrihen në protesta për ta larguar nga pushteti. “Ky nuk ikën nga pushteti, ka ardhur koha të ngrihemi në protesta. Kjo duhet të ndodhë, ndryshe këtë Shqipëri po e merr lumi”, thotë ai më tej.
“Nuk dua të bëj replikë, por dua t’iu bëj me dije shqiptarëve se Reformën Zgjedhore do ta bëjnë siç duan këta.
Të gjithë e keni parë armikun te dera, armikun e padukshëm, armikun e shqiptarëve, armiku i shqiptarëve është këtu, që mungon sot, ky që do të legalizojë hashashin, të fusë drogën në Shqipëri. Hashashi nuk mund të legalizohet nga njeriu i krimit, i hashashit, i drogës
Veprimet çnjerëzore të tij janë të mëdhaja, ashtu sic ka përdorur gazin lotsjellës ndaj grave e fëmijëve. Ky nuk ikën nga pushteti, ka ardhur koha të ngrihemi në protesta. Kjo duhet të ndodhë, ndryshe këtë Shqipëri po e merr lumi”, tha Maliqi në Kuvend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



