E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundojnë takimet e ambasadores së SHBA me Ruçin dhe Manjën
Publik News

Përfundojnë takimet e ambasadores së SHBA me Ruçin dhe Manjën

Kanë përfunduar pas një ore takimi mes ambasadores së SHBA Yuri Ki, kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçin.

Mësohet se në qendër të diskutimeve mes Manjës dhe ambasadores ka qenë Reforma në Drejtësi dhe disa kërkesa drejtuar parlamentit shqiptar.

Ndërsa kryefjala e bisedimeve me Ruçin ka qenë Reforma Zgjedhore, e cila ka krijuar debate ditët e fundit.

Ndërkohë pritet që sot Yuri Kim të zhvillojë një takim edhe me secilin nga përfaqësuesit në tryezën e Reformës Zgjedhore. Përfaqësuesin e PS-së Damian Gjiknuri, përfaqësuesen e opozitës parlamentare Rudina Hajdari dhe përfaqësuesit e opozitës së bashkuar jashtë parlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.