Krisma armësh pranë Bashkisë Kamëz, ka të plagosur
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak më parë në afërsi të Bashkisë Kamëz.
Dyshohet se nga të shtënat ka dhe persona të plagosur.
Bëhet me dije se një person ka dalë në rrugë dhe ka hapur zjarr.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie dhe po hetojnë mbi shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



