E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama dhe Lleshaj bashkë në Festën e ‘Shna Ndout’
Publik News

Rama dhe Lleshaj bashkë në Festën e ‘Shna Ndout’

Festa e 'Shna Ndout' bën bashkë Sandër Lleshajn dhe Luan Ramën, dikur miq shkolle e sot rivalë në politikë (FOTO)

Sander Llesaj dhe Luan Rama

Ministri i Mbrojtjes Sandër Lleshaj dhe ish-ministri Luan Rama, pavarësisht rivalitetit politik duket se i kanë ruajtur marrëdhëniet e mira me njëri tjetrin.

Lleshaj dhe Rama njihen shpejt, pasi të dy kanë mbaruar shkollën në të njëjtin institucion, në Kurbneshin e minatorëve në Mirditë, ën shkollën që mbante emrin e Heroinës së Popullit “Shkurte Cara”.

Festa e “Shna Ndout” i ka bërë bashkë edhe njëherë këta personazhe politikë, pasi janë rikthyer në zonën ku janë rriutr për të marrë pjesë në meshën e drejtuar nga Dom Gjergj Meta.

Lleshaj dhe Rama janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit, ku duket se “armiqësia” politike është lënë mënjanë, për t’i lënë vend kujtimeve të të shkuarës, të shoqëruara dhe nga peisahi i mahnitshëm që ofron ajo zonë.

Luan-Rama-Sander-Lleshaj-5-280x400.jpeg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.