E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Italia mbyllet për shqiptarët, ndalohet hyrja deri në fund të korrikut
Publik News

Italia mbyllet për shqiptarët, ndalohet hyrja deri në fund të korrikut

Italia do të jetë e mbyllur për shqiptarët të paktën deri në fund të muajit korrik.

“Ora News” zbardh dekretin e ri që do të miratohet mbrëmjen e sotme në Parlamentin italian.

Italia pritet të aprovoj masat e reja anti-Covid të vlefshme nga 15 korriku deri më 31 korrik 2020.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka prezantuar dekretin e ri i cili pritet të aprovohet brenda ditë së sotme në parlament .

Në fjalën e tij në dhomën e deputetëve Ministri Speranza prezantoj dekretin e ri i cili parashikon ndalimin e hyrjes në Itali të personave jashtë Zonës së Bashkimit Evropian.

Ata që udhëtojnë për motive pune e shëndeti kanë të detyruar zbatimit e karantinimit për 14 ditë.

Do të ndalohet hyrja në territorin italian të personave që gjatë 14 ditëve te fundit kanë udhëtuar e tranzituar në këto 13 vendet:

Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brasile, Bosnia Herzegovina, Cile, Kuwait, Macedonia e Veriut, Moldova, Oman, Panama, Perù, Repubblica Dominicana.

Janë vende që kanë një përqindje te lartë të infektuarish në raport me popullsinë.

Dekret i ri parashikon të jenë të detyrueshme;

maska në vendet e mbyllura

protokoll i sigurisë në vendin e punës

ndalimi i grumbullimeve

masa penale për  këdo që shkel urdhrin e karantinimit

ndalimi i hyrjes së personave që udhëtojnë pa motive nga vendet jashtë BE

karantinim për ata qe udhëtojnë me motiv nga vendet jashtë BE e jashtë zonës Schengen

shtim kontrolli në aeroporte, porte e kufijtë italiane

kontrolle e tamponë për emigrantët klandestinë që zbarkojnë në brigjet italiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.