Arrestohet një person dhe shpallen në kërkim tre të tjerët
Policia ka arretuar një persona dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshmeë, ku disa presona qëlluan me armë zjarri në drejtim të hotel “Voloreka”.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Mariglen Topuzi 34 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec (i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”).
Ndërsa janë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e dyshuar të tij.
Shtetasit Ilirjan Berberi, 52 vjeç, banues në Tiranë, Merald Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec dhe B. S., 28 vjeç, banues në Pogradec.
Nga tërësia e veprimeve intensive hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas pas një konflikti të mëparshëm me pronarin e hotelit dhe djalin e tij, në bashkëpunim midis tyre, më datë 01.08.2020, kanë kanosur me armë zjarri përpara hotelit, shtetasin J. M., 20 vjeç, si edhe më datë 08.08.2020, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit në pronësi të shtetasit J. M., 47 vjeç, ku u shkaktuan dëme materiale tek godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 mjet motor tip “Suzuki”, pa targë, 2 skafandra të përdorura nga autorët, ku janë fiksuar prova biologjike dhe balistike të tyre, fishekë luftarakë, si edhe pamje filmike të filmuara nga kamerat e sigurisë.
Njoftimi policisë:
Ndalohet njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjeve të ndodhura më datë 01.08.2020 dhe më datë 08.08.2020, pranë një hoteli në fshatin Tushemisht.
Shpallen në kërkim edhe 3 bashkëpunëtorët e dyshuar të tij.
Sekuestrohen 1 mjet motor, 2 skafandra të përdorura nga autorët, municion luftarak, pamje filmike dhe prova balistike.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e dy ngjarjeve të ndodhura më datë 01.08.2020, si edhe mëngjesin e djeshëm, pranë një hoteli në fshatin Tushemisht, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
- M. T., 34 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec (i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”).
Si edhe u shpallën në kërkim shtetasit:
- I. B., 52 vjeç, banues në Tiranë.
- M. B., 34 vjeç, banues në Pogradec.
- B. S., 28 vjeç, banues në Pogradec.
Nga tërësia e veprimeve intensive hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas pas një konflikti të mëparshëm me pronarin e hotelit dhe djalin e tij, në bashkëpunim midis tyre, më datë 01.08.2020, kanë kanosur me armë zjarri përpara hotelit, shtetasin J. M., 20 vjeç, si edhe më datë 08.08.2020, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit në pronësi të shtetasit J. M., 47 vjeç, ku u shkaktuan dëme materiale tek godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



