Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon, Meta i kërkon ‘llogari’ Ramës mbi qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare
Deklaratat e kryeministrit grek Mitsotakis s eGreqia do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon kanë “ndezur gjakrat” në opinionin publik.
Presidenti Meta ka kërkuar zyrtarisht nga kryeministri Rama të informohet mbi qëndrimin që do të mbajë qeveria shqiptare mbi këtë çështje.
Meta kërkon të informohet mbi çdo veprim që do të ndërmarrë qeveria lidhur me çështjen e detit, si dhe informacione mbi komunikimine Ramës me kryeministrin Mitsotakis.
Edhe pse Rama shpeshherë ka deklaruar se nuk ekziston asnjë marrëveshje me palën greke, sërish opozita dhe Presidenti e kanë akuzuar atë se do ia japë detin Greqisë.
Ndërkohë akuzat kanë qenë të ndërsjellta, me Ramën që i kujton Bashës se ishte ai që në vitin 2009 nënshkroi marrëveshjen për faljen e detit, duke u dashur ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese për të mos u finalizuar ajo marrëveshje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



