E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama takon  në presidencë Metën  për DATËN E ZGJEDHJEVE
Publik News

Rama takon në presidencë Metën për DATËN E ZGJEDHJEVE

Kryeministri Edi Rama sapo ka  mbërritur në presidencë për të zvilluar takimin me presidentin Ilir Meta, për datën  e zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit.

Rama është futur në presidencë me maskë ndryshe nga çfarë është shfaqur herët e tjera në ambiente publike pa asnjë masë mbrojttëse, për të cilën është diskutuar shumë.

Në zyrë e ka pritur Meta i cili në shenjë mirëseardhje e ka pyetur se çfarë do të marrë, kafe ose çaj.

Pas kësaj është ndërprerë lidhja “live” dhe media është nxjerrë jashtë, për të vijuar takimi mes tyre me dyer të mbyllura.

Kujtojmë se pas Ramës, në zyrën e Metës për të diskutuar për datën e zgjedhjeve do të shkojë kreu demokrat Lulzim Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.