Bahreini njeh Izraelin
Bahreini u bë të premten një tjetër vend arab që pranon të normalizojë lidhjet me Izraelin si pjesë e një shtytjeje më të gjerë diplomatike nga ana e Presidentit Donald Trump dhe administratës së tij për ta integruar plotësisht shtetin hebre në Lindjen e Mesme.
Presidenti Trump e njoftoi marrëveshjen pas një telefonate trepalëshe që kishte patur me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe Mbretin e Bahreinit Hamad bin Isa Al Khalifa. Të tre udhëheqësit publikuan gjithashtu një deklaratë të shkurtër të përbashkët me gjashtë paragrafë, ku e konfirmonin marrëveshjen.
“Një tjetër përparim HISTORIK sot!” shkroi Presidenti Trump në Twitter.
Njoftimi, i bërë në 19 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, vjen më pak se një javë para se Presidenti Trump të organizojë një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë për të shënuar vendosjen e marrëdhënieve të plota midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Në ceremoni do të marrë pjesë edhe Ministri i jashtëm i Bahreinit. /VOA
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



