E rëndë, 60-vjeçarja hidhet nga ballkoni, trupi i pajetë ende në trotuar
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në kryeqytet, pranë zonës së “Selvisë”.
Një grua rreth 60-vjeçe është hedhur nga ballkoni i shtëpisë duke i dhënë fund jetës së saj. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, e moshuara ishte e pamartuar.
Trupi i pajetë i viktimës ndodhet ende në trotuar i mbuluar me çarçaf, ndërkohë që grupi hetimor po heton për ngjarjen në fjalë.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo arsyeja që e ka çuar 60-vjeçaren të ndërmarrë këtë akt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



