E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 41 vjeçari, i  akuzuar për pengmarrje
Publik News

Arrestohet 41 vjeçari, i akuzuar për pengmarrje

Dod Gjikolaj, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë, me armë zjarri dhe ekspolziv, u arrestohet nga Policia këtë të premte.

 

Gjikolaj u arrestua nga policia e Shkodrës për rrëmbimin e Pjetër Narkajt, në 2017-ën në Velipojë.

Asokohe ai nuk ka pranuar përpara hetuesve të policisë se ka kryer një veprim të tillë.

Po këtë qëndrim ka mbajtur edhe personi që u denoncua si i rrëmbyer, i cili i pyetur nga oficerët e krimeve, ka mohuar se është marrë peng nga Gjikolaj.

Burime pranë grupit hetimor bënë me dije se, të dy personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë pranuar se kanë pasur një konflikt për një borxh prej 4 mijë eurosh, nga Narkaj, ndaj Gjikolajt.

I akuzuari nga policia për pengmarrje, Dodë Gjikolaj, nuk e ka pranuar një fakt të tillë gjatë marrjes në pyetje në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Para efektivëve, 38-vjeçari u shpreh se ishin takuar për t’u marrë vesh për shlyerjen e borxhit.

Këtij versioni i ka qëndruar edhe 31-vjeçari Pjetër Narkaj, i cili para policisë ka mohuar të jetë marrë peng për shkak të borxhit të pashlyer.

Pavarësisht këtyre deklarimeve, 38-vjeçari Dodë Gjikolaj, lindur në Kurbnesh, Mirditë dhe banues në Velipojë, u akuzua për pengmarrje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.