E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AKU/ Arrestohen dy drejtorë, licensuan thertore jashtë standarteve
Lajme

AKU/ Arrestohen dy drejtorë, licensuan thertore jashtë standarteve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që prej tri ditësh është në vëzhgimin e subjekteve që merren me therjen e kafshëve dhe tregëtimin e mishit të tyre.

Në kuadër të kësaj pune gjatë inspektimit është deklaruar mbyllja e 28 pikave të therjes pasi nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare dhe detyrimet tjera të parashikuara në ligj edhe pse ishin të liçensuara.

Në Tiranë janë mbyllur tri pika therjeje, një punishte qoftesh dhe një pikë e tregtimit të mishit, si dhe një është paralajmëruar, 4 pika therjeje në Qarkun Gjirokastër, dy në Berat, dy në Dibër, 1 në Qarkun Elbasan dhe një subjekt është paralajmëruar, 4 në Qarkun Fier, 1 në Qarkun Lezhë, 1 në Qarkun Kukës, 1 në Shkodër, dhe 4 janë mbyllur nga Drejtoria Rajonale e e Qarkut Vlorë

Pas shqyrtimit të situatës janë vënë në pranga dy drejtorë të AKU-së të cilët akuzohen se kanë dhënë licensa për subjekte të cilat nuk përmbushnin kriteret bazë të therjes së kafshëve dhe tregëtimit të mishit. Është bërë e ditur se një rast i tillë është regjistruar në fshatin Baldushk.

Në vijim është thënë se ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe AKU, do t’iu japë prestigjin e munguar dhë rëndësi të veçantë subjekteve që do të jenë mbështetës të ligjit dhe higjenës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.