E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Varhelyi e thotë prerë: Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale përpara konferencës ndërqeveritare, kusht për hapjen e negociatave!
Publik News

Varhelyi e thotë prerë: Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale përpara konferencës ndërqeveritare, kusht për hapjen e negociatave!

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Oliver Varhelyi ka thënë sot gjatë fjalës së tij në konferencën për paketën e zgjerimit të BE 2020 dhe Planin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, se Gjykata Kushtetuese tërësisht funksionale është kusht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, që shënon edhe hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Union.

Gjatë konferencës për shtyp, Varhelyi kërkoi nga palët politike shqiptare që të punohet në këtë drejtim.

“Kushti që ne kemi në përfundimet e Këshillit që hapin rrugën për negociatat e bën shumë të qartë që duhet një Gjykatë Kushtetuese tërësisht funksionale përpara Konferencës së parë Ndërqeveritare. Inkurajojmë të dyja palët që të vijojnë punën që Gjykata të bëhet funksionale”- theksoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.