Infektime të reja me Covid në disa qytete, të prekur punonjës të Bashkisë, mësues dhe efektiv policie
Vatra të reja koronavirusi kanë shpërthyer në disa qytete të Shqipërisë, të prekur janë mësues, punonjës Bashkie dhe efektiv policie.
Bëhet me dije se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 3 mësues në një shkollë 9-vjeçare në Skrapar dhe një punonjës policie.
Të prekur me Covid-19 kanë rezultuar edhe një mësues në fshatin Vodicë në Poliçan dhe një punonjës Bashkie në Kuçovë dhe një punonjës Bashkie në Korçë.
Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 424 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 15.570.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



