E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i përgjigjet Ramës: Nëse ta mban të ndahesh nga krimi, numrin tim e ke!
Lajme

Basha i përgjigjet Ramës: Nëse ta mban të ndahesh nga krimi, numrin tim e ke!

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur Edi Ramës

Re dakort për qeveri taknike se ti je mësuar me pushtet në tavolinë. Ta solli në 2013 , në 2015 , ne nuk duam pushtet në tavolinë, ne duam dhe jemi të vendosur me votë dhe ta kenë këtë qytetarët shqiptarë. Dhe do ta kenë pa diskutim dhe harroje se do t’ua mohosh më.”, u shpreh Basha.

Më tej Basha i bëri thirrje Ramës të lërë broçkullat dhe nëse do dialog i bën thirrje të caktojë negociaotorin.

“Ndaj ti thirri mendjes mos i ço në humnerë socialistët, atëherë je ti që do ta çosh PPSH-në e lidhur me krimin drejt asgjësimit të plotë me vërshimin popullor. Ne nuk kemi asgjë kundrë vëllezërve dhe motrave tona që kanë bindje të majta, të kesh bindje të ndryshme është vlerë që PD lufton ditë përditë po ne nuk mund të lejojmë kurrë që vendin ta qeverisin një grusht kriminelësh që kanë lidhje vetëm me karrigen tënde dhe pasurinë tënde Edi Rama! Prandaj lëri briçkullat, zgjidhe vetë vendin dhe orën, po nuk do vij unë të bëj fotografi dhe monologje shterpre me zotërinë tënde se nuk më ka marrë malli të të takoj. Nëse do dialog, cakto negociatorin! Nëqoftese ta mban të ndahesh nga krimi, numrin e negociatorit tim e ke ti!”, u shpreh Basha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.