E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama  sot diskuton online për mini-Shengenin ballkanik
Publik News

Rama sot diskuton online për mini-Shengenin ballkanik

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim online me homologët e tij të rajonit për mini-Shengenin.

Sipas mediave serbe, nga kabineti i Vuçiç është konfirmuar se në takim do të jenë kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, Edi Rama dhe Zoran Zaev, si dhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić dhe Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lončar, të cilët do të marrin pjesë në konferencë.

Sipas mediave serbe, thuhet se në këtë konferencë do të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptim dhe Bashkëpunimit midis Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë për bashkëpunimin në luftën kundër covid-19.

Mes të tjerash thuhet se do të nënshkruhet një marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime (ID).

Mbledhja shkruhet se do të zhvillohet në orën 11:00 përmes video lidhje. Ndërkohë edhe burime pranë kryeministrisë kanë konfirmuar se Rama do të zhvillojë një takim me Vuçiç dhe Zaev por nuk kanë dhënë më shumë detaje se kush do të jetë fokusi i takimit./Bl.Ba/Fjala.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.