E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Doli për të gjuajtur  oktapodë dhe u zhduk pa gjurmë
Publik News

Doli për të gjuajtur oktapodë dhe u zhduk pa gjurmë

Ndërsa kërkimet vazhdojnë por nuk ka asnjë shenjë nga i riu, rrobat e të cilit u gjetën në breg pranë Currilave, xhaxhai i tij ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen.

Sipas Petrit Priftit, nipi i tij kishte shkuar më thellë se bashkëmoshatarët dhe më pas nuk ishte parë më.

Ai i bëri edhe thirrje kryeministrit Edi Rama:

“Do t’i bëja thirrje Edi Ramës. Nipi i shokut të babait të tij është në det. Të bëjmë të pamundurën ta gjejmë trupin. Ka vonesa, ka burokracira. Zvarritje. Nuk kanë ardhur në kohë. Na u premtua që do nisë kërkimi në 5 e gjysmë.”

Po ashtu, Prifti tha se edhe gjatë mbrëmjes pati kërkime, por trupi i tij nuk u gjet.

“Ka dy prindër të varfër, deti është i vështirë, të sposton”, u shpreh duke mos i mbajtur dot lotët xhaxhai i Silvit.

Tashmë kanë kaluar thuajse 24 orë nga zhdukja e 32-vjeçarit, dhe trupi i tij nuk është gjendur ende.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.