FOTO: Kush është Josif Kavaja, 45 vjeçari që qëlloi me armë Policinë dhe terrorizoi fshatin
Personi që shikoni në foton e mësipërme është Josif Kavaja, 45 vjeçari që terrorizoi fshatin Seltë në Elbasan dhe për 12 orë “iu bëri zbor” specialëve të RENEAS.
Sipas burimeve, 45 vjeçari është me probleme mendore, ndërsa aktualisht ëhstë dërguar për ndihmë mjekësore në spital pasi u plagos gjatë operacionit nga Forcat Speciale.
“Grupi negociator i Reneas i ka bërë thirrje për disa orë rresht shtetasit J.K., për t’u dorëzuar, por ky shtetas nuk i është bindur thirrjeve të Policisë.
Shtetasi J.K, në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me armë në drejtim të forcave Renea dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e Policisë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



