Kallëzohet penalisht kryebashkiakja
Ajo është akuzuar nga shtetasi Petrit Baho, banues në fshatin Poshnje për: shpërdorim detyre, shkatërrim i pronës private, mashtrim dhe falsifikim. Prokuroria e Rrethit Berat, për shkak të moskopetencës e ka përcjellë kallëzimin penal në SPAK. Ky kallëzim penal, me nr.protokolli 3676 ka kaluar për kompetencë në SPAK në 02.12.2020.
Denoncimi është bërë nga 60-vjeçari Petrit Baho, i cili deklaron se i është shkatërruar prona nga fadromat e bashkisë në 23 Nëntor 2020 dhe pas kësaj bashkia i ka dhënë leje një tjetër qytetari të vijojë ndërtimet në këtë pronën e tij.
Në kallzim thuhet se:-“Shtetasi Petrit Baho,i datëlindjes 24.01.1960,lindur dhe banues në fshatin Poshnje, është pronar i pasurisë së paluajtshme me nr.455/12,e llojit “truall dhe godinë 2 KT”, me sipërfaqe 97.6 m2 dhe prona është e regjistruar në zonën kadastrale 3032 në Poshnje. Për këtë pronë, Petrit Baho është i pajisur edhe me certifikate pronësie.
Në lidhje me shkatërrimin e pronës së tij private,Petrit Baho ka kallzuar penalisht jo vetëm kryebashkiaken Juljana Mema por edhe dy punonjësit e bashkisë Dimal: Agim Çuni dhe Pandi Pilo për: shpërdorim detyre, shkatërrim i pronës private,mashtrim,falsifikim, kanosje dhe shpifje. I akuzuar për: ndërtim të paligjshëm,shkatërrim prone dhe falsifikim është edhe shtetasi Ramadan Baho,i cili është favorizuar dhe lejuar nga bashkia Dimal të ndërtojë në pronën e Petrit Bahos.
Petrit dhe Burbuqe Baho i bëjnë apel shtetit të ndërhyjë menjëherë për zgjidhje,pasi siç shprehen ata “bashkia po i vret”. Bashkëshortët Baho pohojnë se, janë kërcënuar nga shumë persona dhe deklarojnë se kryebashkiakja Mema ka marrë 20 mijë paund nga Ramadan Baho, me qëllim favorizimin e tij për ndërtim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



