Analisti:Rama i ndau lekët me 10 dashnoret e tij
Analisti i njohur, Andi Bushati ka ironizuar mënyrën e menaxhimit të pandemisë Covid-19 nga ana e qeverisë shqiptare.
Nga studio e “Open” Bushati ka pohuar se kryeministri, Edi Rama ishte babai që ndau lekët me dashnorët në këtë periudhë.
Më pas, Bushati e ka sqaruar se dashnorët e Ramës ishin oligarkët.
Pjesë nga biseda:
“Do ta tregoj menaxhimin e pandemisë nga qeveria me një anekdokë. Ne jemi si një familje normale që të gjithë lekët që kemi i hedhim për të shëruar dikë që na sëmuret. Lekët e hedhura për shërimin e vëllait apo babait nuk ishte keq, por ka baballarë që lekët e ngelura i ndajnë me djalin, vajzën dhe gruan. Por ka dhe baballarë që këta lekë i ndajnë me dashnoret. Rama i ndau lekët me 10 dashnoret e tij”- tha Bushati.
E ke fjalën për oligarkët?- e pyeti Eni Vasili.
Po, për oligarkët- vijoi Bushati.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



