Mbante brenda në lokal pistoletë në pranga laçiani
Një 51 vjeçar është arrestuar në flagrancë në Kurbin pasi është kapur nga Policia me pistoletë pa leje, në një lokal.
Forcat Shqiponja kanë marrë informacion në rrugë operative dhe kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit me inicialet O.R, të cilit gjatë kontrollit i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me 7 fishekë në krehër.
“Shqiponjat”, në bashkëpunim me Komisariatin e Kurbinit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gjorëm”. Në kuadër të operacionit, është bërë lokalizimi i personit të dyshuar i cili ishte futur në një lokal në fshatin Gjorëm, Kurbin.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit O.R, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 7 fishekë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.R., 51 vjeç, banues në Kurbin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



