E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha cakton  drejtuesin politik në qarkun e Lezhës
Publik News

Basha cakton drejtuesin politik në qarkun e Lezhës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka emëruar Sekretarin e Përgjithshëm të partisë Gazment Bardhi, si drejtues politik të qarkut të Elbasanit, ndërsa në qarkun e Durrësit është vendosur Edi Paloka.

Më herët kreu i PD kishte vendosur Enkelejd alibeajn në Fier, Helidon Bushatin në Shkodër dhe Bujar Leskajn në Vlorë.

Ndërkohë është mësuar se kush do të jetë drejtuesi i qarkut të Lezhës në radhët e demokratvëe, ku Basha ia ka besuar këtë detyrë një figure të vjetër në PD, ish-ministrit Flamur Noka.

Ky i fundit më herët ka qenë drejtues politik në Kukës, ndërsa tashmë do të drejtojë “luftën” e demokratëve në Lezhë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.