Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e sotme në Kuvend tha se marrë shkas nga kapacitetet e 4 spitaleve COVID në kryeqytet, sot do të hapen dy të tjerë në Durrës dhe në Shkodër.
Ajo u shpreh se dje ka arritur në më shumë se 500 shtretër të shtruar në katër spitale.
“Dje kemi arritur më shumë se 500 të shtruar në 4 spitalet COVID. Do aktivizojmë nga sot, spitalet rajonale. nisim me Durrësin e Shkodrën. Dhe më tej me Vlorën, Korçën dhe Elbasanin. Më pas vijojmë në skenarët e tjerë”, tha ministrja.
Ndër të tjera ajo konfirmoi lajmin se sot në Shqipëri do të mbërrijnë 7020 doza të vaksinës Pfizer.
“Sot vijnë 7020 vaksina nga Pfizer. Ne do të vazhdojmë të lëvizim çdo gur. Është i natyrshëm mosbesimi dhe e mirëkuptuar mërzia. Është normal ankthi. Duhet të jetë i natyrshëm edhe mirëkuptimi i qytetarëve,” tha ajo.



